LAJMI I FUNDIT:

Manastiri Bigorski: Nuk kemi fshehur asnjë dhunues të përfshirë në sulmin në Kuvendin e Maqedonisë

Manastiri Bigorski: Nuk kemi fshehur asnjë dhunues të përfshirë në sulmin në Kuvendin e Maqedonisë

Manastiri Bigorski demanton shpekulimet në media për gjoja fshehjen e një numri të personave të përfshirë në naten e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Manastiri dënon keqpërdorimin e një fotografie, ndërkaq thonë se manastiri është i njohur për pranimin e vizitorëve, duke mos u interesuar për përkatësinë e tyre shoqërore dhe sjelljen.

Sipas tyre, puna gazetareske nuk duhet të bazohet në shpekulime dhe thashetheme, por në punë hulumtuese, duke shtuar se manastiri bashkëpunon me gjyqësorin./Telegrafi/