Man City – Man Utd: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i derbit të javës në Ligën Premier

Manchester City dhe Manchester Unitedi janë gati për ndeshjen e zjarrtë të derbit lokal, të vlefshme për javën e 28-të të Ligës Premier
Lideri aktual i kampionati, City është nikoqir i Djajve të Kuq dhe është gati ta mbrojë pozitën e parë, ndërsa rivalët e tyre nuk duan të lëshojnë terren për top katërshe.
Vendi: Etihad Stadium
Koha: 17:30
Lajme rreth ekipeve
Man City
Jack Grealish dhe Gabriel Jesus kanë luftuar me lëndime kohët e fundit, por të dy filluan në fitoren 2-0 të Cityt ndaj Peterborough në mesjavë për të forcuar opsionet e tyre sulmuese.
Raheem Sterling ka shënuar vetëm në një nga shtatë të fundit të tij në Ligën Premier dhe ka një rekord të tmerrshëm kundër United pa asnjë gol në 23 përballje në karrierë. Ai mund të nis ndeshjen nga bankina sot.
Ruben Dias ka mbetur jashtë fushës për katër deri në gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në muskul dhe kjo është një goditje të madhe për vendasit. John Stones dhe Aymeric Laporte do të startojnë mbrapa. Nathan Ake nuk është gjithashtu i disponueshëm.
Man Utd
Cristiano Ronaldo nuk u fotografua me skuadrën e Djajve të Kuq të shtunën mbrëma, duke çuar në sugjerime se ai nuk do të luajë në Etihad.
Luke Shaw, Raphael Varane dhe Edinson Cavani ishin gjithashtu mes lojtarëve që munguan në grumbullimin e Unitedit në prag të derbit.
Harry Maguire do të rikthehet në formacionin titullar pasi u pushua në barazimin 0-0 të fundjavës së kaluar me watford.
Bruno Fernandesit mund t’i kërkohet të luajë një rol të ri, nëntë fals për Unitedin me Ronaldon dhe Cavanin që të dy mund të mungojnë.
Lëvizja e Fernandes në treshen e përparme do t’i mundësonte Ralf Rangnick të niste me njërin nga Fred ose Nemanja Matic në mesfushë për një ekuilibër më të madh mbrojtës.
Diogo Dalot nuk ka startuar në asnjë nga tre ndeshjet e fundit të United dhe përballet me konkurrencën të re nga Aaron Wan-Bissaka si mbrojtës i djathtë.
Anthony Elanga meriton të fillojë nga minuta e parë, por nuk do të ishte çudi nëse Rangnick do të shkonte me Marcus Rashford si titullar.
Fakte
Man City ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Man City ka parë nën tri gola në shtatë ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Man Utd ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në kohë të rregullt në tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër City në të gjitha garat.
Man Utd ka fituar tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Cityt në të gjitha garat.
Ka pasur nën tri gola të shënuar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Unitedit në Ligën Premier.
Man Utd është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Analizë
City nuk ishte në maksimumin e tij në mesjavë, por fitoi 2-0 ndaj Peterborough në FA Cup. Ata nuk kanë qenë realisht në maksimumin e tyre për disa javë dhe kanë lejuar Liverpoolin t’i afrohet vetëm tri pikë në krye të Ligës Premier.
Pas një fillimi mjaft të përballueshëm të jetës si trajner i Unitedit, për sa i përket cilësisë së kundërshtarëve të përballur, tani gjërat bëhen vërtet të vështira për Rangnick. Unitedi as nuk e shfrytëzoi maksimalisht atë ecuri, kështu që është e vështirë t’i shohësh ata të marrin shumë pikë gjatë muajit të ardhshëm apo më shumë.
Unitedi ka fituar në mënyrë të jashtëzakonshme tre ndeshjet e fundit në Etihad, por të gjithë presin që City të dalë me tre pikë sot.
Formacionet e mundshme
Man City: Ederson; Walker; Stones, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Silva, Foden;
Man Utd: De Gea; Dalot, Lindelof, Maguire, Telles; Pogba, McTominay, Fred; Elanga, Fernandes, Sancho;
Parashikimi: Man City 2-1 Man Utd
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

Klopp deshi ta zëvendësonte Salahun me njërin nga dështimet më të mëdha të Ligës Premier

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet