LAJMI I FUNDIT:

Majmuni japonez punon si kamerier [Video]

Majmuni japonez punon si kamerier [Video]

Në qytetin Utsunomivi të Japonisë gjendet restoranti Kavabuki në të cilin punon edhe një majmun me emrin Fukuchan. Ai nuk shfrytëzohet vetëm për punën e kamerierit, por kafsha e gjorë duhet të mbajë veshur fustanin e çuditshëm me fytyrë femre me paruke në kokë.

Maska ka motive të traditës japoneze dhe me të filluar “personi i vogël” të ecë i tërë filmi i postuar në YouTube merr tone të zhanrit të horrorit. Shumë shfrytëzues të YouTube kanë komentuar pamjen e majmunit.

“Personazhi negativ i ‘Filmit të tmerrit’ ka një motër”, shkroi njëri nga përdoruesit e YouTube. “Vetëm prisni kur dikush do të përpiqet ta joshë kamerieren pasi t’i kthejë nja dy gota”, komentoi një tjetër.

Përndryshe Fukuchan nuk është majmuni i vetëm i cili punon në Kavabuki si kamerier. Fukuchan e ka edhe një koleg – Jacchanin i cili është edhe ekspert i karatesë. Majmunët thuhet se punojnë si kamerier pasi Kavabuki është në krizë financiare. /Telegrafi/