LAJMI I FUNDIT:

Macron do të merr personalisht vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Macron do të merr personalisht vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Nuk ka pasur përparim në qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Evropian në lidhje me vendimin për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca ende nuk ka pozicionin përfundimtar, pritet që presidenti Emmanuel Macron ta merr vendimin personalisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Këshilli i BE-së për AIM-në informojnë se asnjë projekt konkluzion i ri për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk u miratua në Këshillin e Ambasadorëve të sotëm në Bruksel, në të cilën presidenca finlandeze shpresoi të përparojë në diskutimin e zgjerimit.

“Këtë mëngjes ka pasur një përmbledhje të shkurtër të pozicioneve të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, zakonisht janë njëjtat vende që shprehin mbështetje për një fillim të shpejtë të negociatave me të dyja vendet, kryesore vendet nga Evropa Lindore dhe Jugore, Hollanda tregohet më e favorshme për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë, Belgjika i konsideron të rëndësishme reformat e brendshme të BE-së, por pala franceze ende nuk ka qëndrim përfundimtarë”, thanë për AIM-në diplomatët nga vendet perëndimore të pranishëm në takim.


Tani për tani, zyrtarisht, Paris i përmbahet formulës së njohur që “mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, një pozicion që duhet t’i përmbahet dy parimeve: respektimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit në vendet dhe më parë reformat e brendshme të Bashkimit Evropian.

Nga Këshilli thonë se Franca nuk pritet të përcaktojë qartë pozicionin e saj më herë se nga Samiti i Këshillit për Punë të Përgjithshme në Luksemburg më 15 tetor, por nuk përjashtohet që çështja t’u lihet liderëve të BE-së dy ditë më vonë në samitin në Luksemburg në Bruksel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori