Një mori udhëheqësish evropianë po vetizolohen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, doli pozitiv për COVID-19.
Macron, 42-vjeç, do të vetë-izolohet për shtatë ditë ndërsa punon në distancë, tha Pallati Elysée në një deklaratë.
Presidenti francez ndoqi një numër ngjarjesh të profilit të lartë në ditët e fundit, duke përfshirë një samit të BE.
Pas diagnozës së tij, disa udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin spanjoll, thanë se ata do të izoloheshin.
“Presidenti i Republikës është diagnostikuar pozitivisht për COVID-19 sot”, tha Elysée të enjten në mëngjes.
Diagnoza u bë pas një “testi të kryer në fillimin e simptomave të para”, shtoi deklarata.
Gruaja e presidentit francez Brigitte Macron, e cila është 67-vjeç, është vetizoluar, por nuk ka simptoma.
Nuk dihet ende se si Macron u infektua me virus, por zyra e tij tha se po identifikonte çdo kontakt të ngushtë të kohëve të fundit që ai ka pasur.
Të martën Macron priti krerët e parlamentit francez dhe të hënën anëtarët e grupit ndërqeveritar OECD.
Javën e kaluar ai, së bashku me pothuajse çdo udhëheqës tjetër të BE, morën pjesë në një samit në Bruksel.
Kush tjetër ka nevojë të vet-izolohet?
Midis atyre që duhet të shkojnë në vetizolim janë shefi i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe sekretari i Përgjithshëm i OECD, Angel Gurria, pasi të gjithë ata u takuan me presidentin Macron këtë javë.
Sanchez ka rezultuar negativ, por, ashtu si Macron, do të punojë në distancë nga karantina.
Kryeministri portugez Antonio Costa, 59-vjeç, ka anuluar të gjitha udhëtimet zyrtare dhe është izoluar në pritje të rezultateve të testit, pas një dreke pune në Paris me presidentin Macron të mërkurën.
Kryeministri belg Alexander De Croo dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, gjithashtu janë vetizoluar pas kontaktit me presidentin francez.
Kryeministri irlandez Micheál Martin ka dalë negativ për COVID-19 por do të kufizojë kontaktet e tij, tha një zëdhënës, raporton BBC.
Kryeministri francez Jean Castex, 55 vjeç dhe kryetari i parlamentit Richard Ferrand, 58 vjeç, janë gjithashtu vetizoluar, konfirmuan zyrat e tyre.
Kancelarja gjermane Angela Merkel barti një maskë në samit dhe u testua negativisht për virusin të martën, thanë zyrtarët gjermanë pasi dëgjuan lajmet në lidhje me presidentin Macron.
Një zëdhënëse presidenciale franceze konfirmoi se të gjitha udhëtimet e ardhshme të Macron, përfshirë një vizitë të planifikuar në Liban më 22 dhjetor, ishin anuluar. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos