LAJMI I FUNDIT:

Macron kritikohet ashpër për komentin se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër

Macron kritikohet ashpër për komentin se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër

Një koment i presidentit francez, Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër ka shkaktuar zemërim në Ukrainë.

Macron e kishte përdorur këtë shprehje për të shpjeguar pse mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk janë gjenocidale.

Macron refuzon të thotë se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë
Lexo po ashtu Macron refuzon të thotë se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka dënuar deklaratën e të parit të shtetit francez, duke i quajtur komentet “zhgënjyese”, raporton skynews.


Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha se “Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore – Rusisë dhe Ukrainës – filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në vitin 2014”.

“Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet ukrainase në muajin shkurt”, pohoi Nikolenko.

Ai shtoi se “vëllezërit” nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre. /Telegrafi/