Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se disa shtete evropiane po punojnë që të hapin një mision të përbashkët për përfaqësim diplomatik në Kabul, që do t’u mundësonte ambasadorëve të tyre të ktheheshin në Afganistan, pasi talibanët në gusht morën kontrollin e shtetit.
Duke folur gjatë një vizite në Katar më 4 dhjetor, Macron u tha gazetarëve se një gjë e tillë do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke theksuar se hapja e një misioni të tillë nuk do të nënkuptonte se i njohin talibanët si udhëheqës të Afganistanit.
Shumica e shteteve kanë tërhequr të dërguarit e tyre nga Kabuli pasi talibanët në muajin gusht rrëzuan Qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po e kushtëzojnë njohjen e grupit islamik të linjës së ashpër, me formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke kërkuar që të përfshihen edhe minoritetet dhe gratë.
Ndër kushtet e tjera përfshijnë edhe që talibanët të mos lejojnë që Afganistani të bëhet bazë për terrorizmin ndërkombëtar dhe që të lejojnë shtetasit e huaj dhe afganët, që duan të largohen, të mund ta bëjnë një gjë të tillë.
SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë evakuuar dhjetëra-mijëra shtetas të huaj dhe afganë, para tërheqjes së prezencës ushtarake amerikane nga Kabuli në fund të gushtit.
Por, mijëra persona që duan të largohen, ende janë në Afganistan.
Në Doha, Macroni falënderoi Katarin për ndërmjetësimin e evakuimit të fundit të afër 330 personave nga Kabuli për në Francë.
Në total, 258 afganë, 11 francezë dhe rreth 60 shtetas holandezë dhe një numër i paspecifikuar i njerëzve të lidhur me këta persona u evakuuan, njoftoi Ministria e Jashtme franceze më 3 dhjetor. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij – çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Hapen qendrat e votimit në Bjellorusi –Lukashenko synon të zgjasë sundimin presidencial 30-vjeçar
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite