Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për zhvillimet e fundit në Siri.
Duke dhënë informacione lidhur me operacionin ‘Dega e Ullirit’, Erdogan tha se pastrimi i Afrinit nga elementet terroriste me vete do të sjellë edhe rikthimin e refugjatëve në Siri.
Ai gjatë kësaj bisede vuri në dukje se në kuadër të këtij operacioni janë marrë të gjitha masat në mënyrë që civilët në Afrin të mos pësojnë dëme.
“Presidenti i Republikës theksoi se armëpushimi humanitar do të aplikohet për të gjithë Sirinë, përfshirë Afrin dhe duhet të zbatohet kudo dhe nga të gjithë pa vonesë për të ndaluar rritjen vazhdueshme të konfliktit që mund të çojë në një shpërthim rajonal dhe të shtyjë një zgjidhje politike”, thuhet në njoftimin e presidencës franceze, përcjell Telegrafi.
Erdogan dhe Macron biseduan për projekt-rezolutën për armëpushim lidhur me gjendjen humanitare në Siri, që u miratua unanimisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Të dy liderët u shprehën të kënaqur për këtë zhvillim duke theksuar nevojën e zbatimit të armëpushimit për përmirësimin e gjendjes humanitare duke filluar nga Gouta Lindore.
Në bisedë është theksuar edhe rëndësia e tregimit të përpjekjes së përbashkët për një zgjidhje politike në Siri.
Macron gjithashtu i tha Erdoganit se ishte i shqetësuar për ngjarjet e fundit jashtë brigjeve të Qipros, duke theksuar “nevojën për të respektuar sovranitetin e Qipros”.
Qipro akuzoi të premten Turqinë për kërcënimin e përdorimit të forcës kundër një stërvitjeje të dhënë nga Italia, një pengesë mbi të drejtat e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë