LAJMI I FUNDIT:

Macron: Ballkani të ndërtohet në Evropë, të mos vendosin SHBA, Rusia, Turqia

Macron: Ballkani të ndërtohet në Evropë, të mos vendosin SHBA, Rusia, Turqia

Ndërsa ministrat e Jashtëm të BE-së në Helsinki diskutojnë “bashkëpunimin rajonal” me partnerë nga Ballkani Perëndimor sot dhe nesër, presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë në “ri-integrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Evropës”.

“Të kesh një strategji evropiane do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Evropës,” tha Macron në takimin e tij vjetor me ambasadorët francezë në të gjithë botën, raportojnë sot mediat franceze.

Macron theksoi se në “një botë që ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht”, brenda kufijve të Evropës, Franca duhet të ri-angazhohet “me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht, në mënyrë që të mos lejojmë që fuqitë jo-evropiane të veprojnë në vend se të veprojmë ne”.


Presidenti i Francës deklaroi se “përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “gjermanët kanë idetë e tyre edhe këtu, dhe duhet të them, në mënyrë më efektive dhe më strategjike se idetë tona.”

Ai u shpreh për forcimin e Evropës, themelet e së cilës janë humanizmi, renesanca dhe iluminizmi, por gjithashtu konkludoi se “pa dyshim që po përjetojmë fundin e sundimit perëndimor në botë”./KP

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori