LAJMI I FUNDIT:

Macja Blackie së shpejti feston ditëlindjen e 24

Macja Blackie së shpejti feston ditëlindjen e 24

Macja Blackie së shpejti do të festojë ditëlindjen e 24, por ende është e fortë dhe është kandidate për macen më të vjetër në Britaninë e Madhe- shkruan “Daily Mail”.

“Atë dhe vëllanë e saj e kam marrë kur ishin vetëm disa javësh. Atëbotë unë isha 25 vjeç. Të dy macet ishin me lara, kështu që i pagëzuam Blackie dhe Tan. Blackie më nuk mund të gjuaj, nuk sheh në terr. Përkundër këtyre, është ende e fortë”, thotë pronari i saj Qunetin Shaw (49 vjeç).

Maçoku Tan ngordhi pas goditjes fatale të një makine. Ishte vetëm pesë vjeç. Blackie jetoi kaq gjatë falë kujdesit dhe ushqimit të mirë nga pronari i saj.

Në fillim të vitit të ardhshëm, më saktë më 24 janar, kjo mace do t’i mbushë 24 vjet. 24 vite të jetës së maces mund të krahasohen me 118 vite të njeriut.


E fejuara e pronarit të maces, Kim Lanham (49 vjeçe), beson se macja do të jetojë edhe shumë gjatë. Jeta mesatare e maceve është 16 vjet, ndërsa macja më e vjetër në botë kishte 38 vjet dhe jetoi në Teksas. /Telegrafi/