LAJMI I FUNDIT:

Macet problematike, rikthehen në qeli

Macet problematike, rikthehen në qeli

Dy mace të zeza ose ndryshe të njohura si lemurë, janë rikthyer aty nga ku kanë dalë, në një kopsht zoologjik australian, pasi kanë shkaktuar ‘krime’ të ndryshme për rreth një javë.

‘Dyshja fantastike’ iku nga kopshti zoologjik i Hellbrunit në momentin kur kujdestari i tyre po hynte në qeli. Ata janë zënë në një hotel duke bërë telashe pasi kishin shkaktuar një numër problemesh nëpër kopshte të ndryshme, vodhën fruta dhe dhunonin kafshët shtëpiake.

“Nuk munda të besoj kur shkova në punë në mëngjes. U duk sikurse ata po kërkonin diçka për të pirë. Ata po luanin me shishet, por unë u dhashë në vend të tyre një banane dhe në shpejtësi mbylla të gjitha dyert dhe dritaret”, theksoi menaxheri i hotelit në fjalë, Andreas Hasenohrl.

Më pas, dyshja problematike u kthye përsëri në qeli, ku dhe morën emrat e tyre të rinj, Mbreti Julien dhe Maurice, sipas filmit “Madagascar”. /Telegrafi/