LAJMI I FUNDIT:

LVV në Prishtinë: Përparim Rama në vend se të mbante konferencë për arrestimet e dy njerëzve të tij, foli për Lojërat Mesdhetare

LVV në Prishtinë: Përparim Rama në vend se të mbante konferencë për arrestimet e dy njerëzve të tij, foli për Lojërat Mesdhetare

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka reaguar pas konferencës së kryetarit Përparim Rama, ku ka folur për organizimin e” Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

LVV thotë se kryetari i Prishtinës është dashur të mbajë konferencë mbi arrestimet në Komune dhe jo për lojërat, transmeton Telegrafi.

Sipas LVV-së, Rama nuk ka asnjë kontribut për organizmin e këtyre lojërave.


“Përparim Rama si kryetar i Prishtinës sot mbajti konferencë të jashtëzakonshme, madje jo në Komunë, por direkt sapo arriti në Aeroportin e Prishtinës. Në vend se Përparim Rama të mbante konferencë për media mbi arrestimet e dy njerëzve më të afërm të tij, ai u përpoq të sjell ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare 2030, punë për të cilën nuk e ka asnjë kontribut të vetëm. Më poshtë shihni bllokimet e tij në pyetjet konkrete dhe specifike për të cilat nuk e ka as idenë më të vogël”, thotë LVV.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Rama premton ndërtimin e ambienteve të reja sportive
Lexo po ashtu Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Rama premton ndërtimin e ambienteve të reja sportive

Ndryshe, sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar ambiente të reja sportive në kryeqytet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Rama tha se organizimi i lojërave mesdhetare në Kosovë është një fitore e të gjithëve, derisa tha se kjo ngjarje do t’ia hap një derë të madhe të gjithë sportit në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori