Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Kështu ka mësuar Klan Kosova nga një burim i sigurt. Po nga ky burim mësohet se Haziri është tërhequr edhe nga nominimi për kryeministër, atë ditë kur për këtë post u kandidua Avdulla Hoti, ministri në largim i Financave.
Po sipas këtij burimi arsyja e tërheqjes së Hazirit është ruajtja e unitetit brenda LDK-së, ndërsa fokusi i tij do të jenë reformat në këtë parti.
Ndryshe, Haziri kohë më parë kishte deklaruar se nuk do të kandidojë më për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet lokale të nëntorit të këtij viti.
Lista e kandidatëve për deputetë në Lidhjen Demokratike të Kosovës duket shumë më ndryshe se herë të tjerë.
Figurat kryesore të kësaj partie kanë mbetur shumë poshtë në listë, ndërsa të rinj që kanë aderuar në LDK, por edhe kandidatët e Aleancës Kosova e Re janë renditur shumë më lartë.
Më poshtë keni disa detaje nga kjo renditje, ndonëse akoma nuk është finale.
Avdullah Hoti është bartës i listës dhe mban numrin 1.
Isa Mustafa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është në listë.
Numrin 2 do ta mbajë Behgjet Pacolli.
Ish-bashkëpunëtorja e Pacollit, Mimoza Kusari-Lila do ta mbajë numrin 3.
E shumë përfolura Vjosa Osmani do ta mbajë numrin 81, ndërsa Arben Gashi 61.
Ismet Beqiri do ta ketë numrin 4, Kujtim Shala 5.
Sabri Hamiti do ta ketë numrin 14.
Numrin 10 do ta mbajë këngëtari nga Ferizaj dhe nënkryetari i AKR-së Labinot Tahiri.
Ndërsa prurjet e reja si Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmana, do ta mbajnë numrin 8 përkatësisht 16.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri