LAJMI I FUNDIT:

Lunacek: Urgjentisht përmbushini dy kriteret e mbetura për liberalizim të vizave

Lunacek: Urgjentisht përmbushini dy kriteret e mbetura për liberalizim të vizave

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë që, siç tha, të sillen “në mënyrë të përgjegjshme ndaj qytetarëve të Kosovës”.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Lunacek tha se “institucionet e Kosovës duhet urgjentisht të përmbushin dy kriteret e mbetura për liberalizim të vizave”.

Deklarata e saj erdhi në ditën kur përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të BE-së, arritën pajtim rreth mekanizmave për pezullimij e liberalizimit të vizave, për shtetet të cilat gëzojnë këtë mundësi, në raste të keqpërdorimeve apo rrezikut nga migrimi masiv.


“Vendimi për pezullim nënkupton se Ukraina dhe Gjeorgjia po ecin përpara dhe se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment! Është një mundësi e madhe dhe i bëj thirrje Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët e meritojnë udhëtimin e lirë pa viza, dhe të përmbushin urgjentisht dy kriteret e mbetura me qëllim që ta shtyjmë përpara në nivelet e BE-së” i tha Radios Evropa e Lirë, Ulrike Lunacek.

Miratimi në Kuvend i marrëveshjes për përkufizimin e vijës kufitare me Malin e Zi ka nxitur një valë reagimesh të opozitës që e ka kundërshtuar marrëveshjen përmes përdorimit të gazit lotsjellës dhe protestave në rrugë.

Marrëveshja u tërhoq nga Kuvendi me vendim të qeverisë së Kosovës me paralajmërimin se do ta rikthejë “kur të arrihet një pajtueshmëri”.

Kushti i dytë është forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori