LAJMI I FUNDIT:

Lumezi vizitë pune në Gjermani

Lumezi vizitë pune në Gjermani

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi nga 14 deri më 16 shkurt po qëndron për një vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë.

Kjo vizitë u mundësua nga Projekti i Binjakëzimit ‘’Mbështetje e mëtejme reformës së arsimimit ligjor’’(projekt i financuar nga Zyra e BE-së) i cili në mbështetje të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë vizitë janë edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Kryetari i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial dhe U.D Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës.


Në kuadër të kësaj vizite janë zhvilluar takime në Akademinë Federale të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në Akademinë e Drejtësisë për Rajonin e Berlinit dhe Brandenburgut si dhe në Ministrinë e Drejtësisë të këtyre rajoneve.

“Ndër temat kryesore të diskutimit në këto takime  janë; provimet pranuese për kandidatët prokurorë dhe gjyqtarë, trajnimi fillestar i kandidatëve për prokurorë dhe gjyqtarë, trajnimi i vazhdueshëm i prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit administrativ të gjykatave dhe prokurorive, përfshirë por pa u kufizuar në vlerësimin e nevojave për trajnime, përzgjedhjen e trajnuesve dhe metodologjinë trajnuese”, thuhet në njoftim.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite u tha se është njohja më për së afërmi e mënyrës së funksionimit të akademive regjionale dhe akademisë federative për trajnime të prokurorëve dhe gjyqtarëve me qëllim të mbështetjes së procesit të transformimit të Institutit Gjyqësor të Kosovës në Akademi të Drejtësisë, proces ky i cili po përgatitet të realizohet sapo të hyjë në fuqi ligji i miratuar javë më parë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Pjesë e rëndësishme e kësaj vizite janë edhe takimet në Zyrën e Kryeprokurorit dhe në Gjykatën e Apelit në Berlin ku u diskutua për rekrutimin e resurseve humane, në veçanti për rekrutimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj. Delegacioni i sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës mori premtime nga të gjitha autoritetet përgjegjëse gjermane për ngritje të bashkëpunimit në mbështetje të nevojave për zhvillim profesional dhe avancim të sistemit prokurorial e gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori