LAJMI I FUNDIT:

Lulëzoi orkideja më e madhe në botë

Lulëzoi orkideja më e madhe në botë

Në një park botanik të Brazilit lulëzoi orkideja e cila vlerësohet si më e madhja në botë, njoftoi instituti brazilian për mbrojtjen e ambientit.

Bima e gjatë 2.5 metra ka 19 degë, disa prej të cilave arrijnë gjatësinë deri në tri metra, në të cilat gjenden 400 lule.

Orkideja “grammatophyllum speciosum” është me prejardhje nga Malajzia, ndërsa është mbjellë para pesë viteve në parkun nacional të orkideve të këtij instituti. “Bima i është përshtatur kushteve atmosferike të Brazilit, të cilat janë më të thata se në Malajzi”, tha njëri nga biologët. /Telegrafi/