Enver Hoxha, diktatori komunist që mbylli kufijtë e Shqipërisë përgjatë sundimit të tij stalinist dhe paranojak pas Luftës së Dytë Botërore, ndaloi kultivimin e kanabisit në vitin 1946.
Nën regjimin e Hoxhës, shteti mori kontrollin, duke e rritur atë si një bimë industriale për eksport, në terrenin e asaj që është sot Universiteti Bujqësor në Kamëz, një bashki në qarkun Tiranë.
“Qe kanabis i cilësisë shumë të mirë”, tha për BIRN Ahmet Osja, ministri i fundit i bujqësisë për partinë në pushtet, para se komunizmi të rrëzohej në vitet 1991-92.
“Zviceranët e kërkonin sepse qe cilësi e mirë dhe për shkak se qe i lehtë. Përdoret në farmaceutikë, bimë mjekësore dhe për litar”.
Fundi i komunizmit solli një dekadë destabiliteti të dhunshëm me rebelim civil në Shqipëri dhe luftë në vendet fqinje të ish-Jugosllavisë. Armët u bënë të zakonshme, politika u bë tepër e polarizuar dhe grupet kriminale lulëzuan. Një vend anëtar i NATO-s që nga viti 2009, Shqipëria është ende duke u përballur me trashëgiminë e viteve 90 dhe me fuqinë e rrjeteve kriminale të organizuara dhe të ngulura thellë, të cilat janë përhapur në të gjithë Evropën Perëndimore.
Arsovska tha se përpjekjet jetëshkurtra të qeverive të njëpasnjëshme të Shqipërisë që nga rënia e komunizmit për të ndaluar tregtinë e drogës u bënë “më shumë për famë dhe reklamë”, shpesh të motivuara nga politika e “shkopit dhe karrotës” të ndjekur nga BE ndaj vendeve të Ballkanit që ëndërrojnë të anëtarësohen një ditë në këtë bllok.
“Në përgjithësi, ka mungesë të organizimit institucional solid dhe afatgjatë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”, tha ajo.
“Krimi i organizuar jeton në simbiozë me institucionet e shtetit. Adaptimi fleksibël i mbështetur në analizimin e rrugëve për të anashkaluar politikat e qeverisë kundër drogës ndihmon për të shpjeguar arsyen se pse industria e jashtëligjshme vijon të ekzistojë në Kolumbi apo në Shqipëri, pavarësisht faktit që qeveritë kanë shkatërruar disa organizata kyçe, përfshirë grupimet Medelin dhe Kali [kartelet e drogës në Kolumbi] apo grupin e Lazaratit”, tha Arsovska.
Libri i Fakteve të Botës të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, (CIA) përshkruan “prodhim të kufizuar opiumi dhe prodhim në zgjerim të kanabisit në Shqipëri” dhe thotë se organizatat shqiptare të narko-trafikut janë “aktive dhe në zgjerim në Evropë”./MAPO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës