LAJMI I FUNDIT:

“Lugati” që u përdor në hetuesi, kundër Vilson Blloshmit

“Lugati” që u përdor në hetuesi, kundër Vilson Blloshmit

Përkthimi i Vilson Blloshmit i 23 gushtit 1975 i poezisë së Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire) me titull “Lugati”, në të cilën flitet për “ledhatime gjarpri”, “një gropë të shkretë”, “mbretërim me lemeri” etj., është administruar në dosjen hetimore-gjyqësore si provë që përbënin “agjitacion e propagandë për minimin e pushtetit popullor”. 

Procesi ndaj poetëve (Bloshmit dhe Genc Lekës) u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. U trajtuan si armiq të pushtetit dhe si “sabotatorë”.


Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977, Gjykata e Rrethit Librazhd i dënoi poetët me vdekje, me pushkatim, ndërsa Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim. U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977.

Më 16.7.1977, Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977.

Genc Leka (1941-1977) ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 31.8.1976. Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 5.8.1976. /Kastriot Dervishi/55/