Luftoni fryrjen, plakjen e lëkurës dhe problemet tjera me këtë frut tropikal

Shumë fruta që janë në sezonin e verës, kanë shije tropikale dhe të japin ndjesinë e detit. Jo vetëm që ato na kënaqin kur bëjmë një kafshim, por shumë prej tyre gjithashtu kanë disa efekte serioze kundër plakjes.
Si për shembull, papaja! Papaja është një frut tropikal që gjendet në vendet si Meksikë dhe Amerikë e Jugut, që vjen nga bima e Carica papaja.
Kur janë të papjekur, papajat janë jeshile nga ana e jashtme. Kur ato janë pjekur, ato marrin një ngjyrë më portokalli nga ana e jashtme dhe kur priten, do të gjeni një brendësi të ndritshme, të kuqërremtë, i cili është i ngarkuar me lëndë ushqyese që rritin shëndetin.
Papaja përmban sasi të lartë të fibrave, vitaminave A dhe C, folate dhe kalium. Mbi të gjitha, ato janë të mbushura me antioksidantë si likopeni që shtojnë përfitimet e saj shëndetësore.
Antioksidantët në papaja luftojnë dëmtimin oksidativ në trup që mund të shkaktojë inflamacion dhe sëmundje. Studimet tregojnë se papaja ndihmoi në uljen e stresit oksidativ te njerëzit me probleme si sëmundja e mëlçisë pse para-diabeti. Për të mos përmendur, dëmtimi oksidativ në tru shpesh është një shenjë e fillimit të Alzheimerit.
Rezultatet e një studimi zbuluan se të rriturit me sëmundjen Alzheimer që konsumuan papaja panë një ulje prej 40 për qind në një tregues biologjik që tregon dëmtime oksiduese. Kjo ka të ngjarë për shkak të përmbajtjes së likopenit në papaja që ndihmon në uljen e hekurit të tepërt në trup. Hekuri i tepërt prodhon radikale të lira që shkaktojnë sëmundje.
Papaja gjithashtu përmban një enzimë të fuqishme të quajtur papainë, e cila është e njohur për të përmirësuar tretjen dhe është përdorur tradicionalisht për të ndihmuar me probleme si kapsllëku.
Një studim gjithashtu tregoi se njerëzit që morën ekstrakt të papajës për 40 ditë, patën përmirësime të konsiderueshme në kapsllëk dhe fryrje! Enzimat në papaja gjithashtu mund të mbrojnë kundër dëmtimit të lëkurës.
Plakja e lëkurës shpesh shkaktohet nga dëmtimi i radikalëve të lirë, ndërsa antioksidantët në papaja ndihmojnë për të parandaluar dhe luftuar atë. Plus, likopeni dhe vitamina C në papaja mund të ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e rrudhave, vijave të imta dhe problemeve të lëkurës.
Në një studim, personat më të moshuar që konsumuan likopen, vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë për 14 javë, pësuan një ulje të ndjeshme në thellësinë e rrudhave në fytyrë. Likopeni gjithashtu mund të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i diellit që mund të shkaktojë plakjen e parakohshme të lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker