Qeveria e Kosovës ka themeluar Task-forcën kundër piraterisë dhe falsifikimit. Kjo Task-forcë është themeluar më 15 qershor. Dhe, nga kjo datë, deri më 15 gusht, do të zgjasë fushata e vetëdijesimit dhe njoftimit kundër piraterisë dhe falsifikimit.
Sipas Ligjit për të drejtat e autorit, nëse personi juridik në kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta, dënohet me gjobë prej 2.000 deri në 10.000 euro.
Ndërkaq, sipas Kodit Penal, kushdo që bën shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, dënohet me gjobë apo edhe me burgim nga 3-8 vjet.
Legjislacioni i kësaj fushe parasheh që sendet dhe pajisjet për prodhimin e produkteve që shkelin të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, do të konfiskohen.
Personave që janë të përfshirë në pirateri, iu është dhënë afati deri më 15 gusht t’i tërheqin materialet pirate nga tregu, sepse nga data 16 gusht, Task-forca ka kompetencë të bëjë sekuestrimin e materialeve pirate të të gjitha formave, raporton Radio Evropa e Lirë.
Këto materiale mund të jenë libra, CD, DVD, e gjëra të ngjashme.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, tha për REL se kjo fushatë dymuajshe ka filluar menjëherë të ketë sukses. Sipas tij, vetë tregtarët dhe kompani të ndryshme kanë filluar t’i tërheqin produktet pirate nga tregu.
Krasniqi tha se ka qenë obligim për institucionet që të krijojnë një kornizë ligjore për ta mbrojtur të drejtën e autorit.
"Për institucionet ka qenë obligative që të krijohet korniza ligjore, përmes së cilës ne e mbrojmë të drejtën e autorit dhe këtu bëjnë pjesë edhe gjykatat dhe policia, pra organet e rendit dhe të drejtësisë", theksoi Krasniqi.
Pirateria ka goditur shumë fusha. Ndër to është edhe ajo e filmit dhe kinemasë.
Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha, i kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë tha se një ligj i tillë është shumë i rëndësishëm, sidomos për filmin. Sipas tij, rezultatet do të shihen edhe në ngritjen e shikueshmërisë së filmave në kinema.
Ai u shpreh mjaft optimist për luftimin e piraterisë: "Jam i prirë të besoj që do të ketë sukses. Nëse e krahasojmë me Ligjin kundër pirjes së duhanit, mendoj që duhet të jemi optimistë".
Jo vetëm Kosova, por edhe vendet tjera kanë probleme me luftimin e piraterisë, sidomos asaj që zhvillohet përmes internetit. Në shumë raste, kjo madje paraqitet si një luftë e humbur. Edhe në rastin e Kosovës, ministri Memli Krasniqi tha se e sheh këtë si një problem.
Javë më parë, drejtori i një kompanie diskografike në Prishtinë, është arrestuar nga Policia e Kosovës pikërisht nën dyshimet për shkelje të Ligjit për të drejtën e autorit. Ai është paditur në Prokurorinë e Shtetit të Kosovës nga produksioni “Stupcat Group", për shfrytëzim të paautorizuar të materialeve duke keqpërdorur afër 15 milionë klikime në “Youtube”, të cilat transformohen në para.
Ministri Krasniqi ftoi të gjithë ata që iu shkelen të drejtat autoriale nga kushdo qoftë, që të bëjnë denoncime, qoftë përmes padive, apo kallëzimeve në polici e gjykata kompetente, në mënyrë që pastaj të merren organet e drejtësisë me këto raste. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës