LAJMI I FUNDIT:

“Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”, shpërthen sarkazma për datën e supozuar të pushtimit të Ukrainës

“Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”, shpërthen sarkazma për datën e supozuar të pushtimit të Ukrainës

“Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”.

Kjo është mënyra se si një diplomat i lartë rus i hodhi poshtë spekulimet në Perëndim se Rusia mund të pushtonte Ukrainën fqinje të mërkurën, 16 shkurt, raporton AP News, përcjell Telegrafi.

Derisa SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të NATO-s paralajmërojnë për potencialin për një luftë shkatërruese, Rusia nuk po kundërshton me bomba apo degë ulliri – por me sarkazëm.


Është një mjet që zyrtarët në Moskë e kanë përdorur prej kohësh për të nënçmuar rivalët e tyre dhe për të larguar vëmendjen nga veprimet që shihen si kërcënuese për Perëndimin ose fqinjët e Rusisë.

Derisa shqetësimet u rritën se e mërkura mund të jetë dita kur presidenti rus Vladimir Putin fillon një pushtim të Ukrainës, zyrtarët rusë filluan me tallje.

Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakhraova, iu kërkoi “mediave masive” në Perëndim “të zbulojnë orarin e ‘pushtimeve’ tona për vitin e ardhshëm. Do të doja të planifikoja pushimet e mia”.

“Për keqardhjen e shumë medieve perëndimore, lufta dështoi të fillonte”, tha Zakharova në një konferencë të mërkurën. “Në faqet e tyre kanë shpërthyer luftimet, por nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”.

Ndërkohë, ukrainasit kanë jetuar mes shenjave të një pushtimi të mundshëm për disa javë, me rreth 150 mijë trupa ruse që rrethojnë pjesën më të madhe të vendit të tyre për stërvitje ushtarake. Rusia tha këtë javë se kishte filluar të tërhiqte disa trupa, por zyrtarët ushtarakë perëndimorë thonë se nuk ka prova për një tërheqje serioze.

Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, akuzoi perëndimorët për “shpifje” për pretendimin se një pushtim po ndodhte. Ai këmbënguli në një intervistë për të përditshmen gjermane Welt se “nuk do të ketë një sulm këtë të mërkurë”.

Pastaj Chizhov shtoi: “Luftërat në Evropë rrallë fillojnë të mërkurën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Evropa
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Kalo në kategori