LAJMI I FUNDIT:

“Luftë politike” gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare të Francës: Deputetët e krahut të majtë refuzojnë të shtrëngojnë duart me ekstremin e djathtë

“Luftë politike” gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare të Francës: Deputetët e krahut të majtë refuzojnë të shtrëngojnë duart me ekstremin e djathtë

Pas tre raundeve të tensionuara të votimit, ligjvënësit francezë kanë rizgjedhur aleatin qendror të presidentit, Emmanuel Macron, si kryetar të Asamblesë Kombëtare, gjë që zemëroi të majtën e vendit pasi fitores së saj në zgjedhjet parlamentare.

Bëhet e ditur se Yaël Braun-Pivet, anëtar i partisë së Rilindjes së Macronit, ka fituar 220 vota në asamblenë prej 577 vendesh, me Andre Chassaigne nga e majta e Frontit të Ri Popullor që doli i dyti me 207 vende.

Në fakt, pas javësh trazira politike, rezultati dha përshtypjen se asgjë nuk ka ndryshuar në Francë, përcjell Telegrafi.


I ashtuquajturi front republikan i partive të majta dhe të qendrës që mbajti larg nga pushteti Frontin Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në balotazhin e zgjedhjeve më 7 korrik, u shndërrua në një front të qendrës së djathtë për të mbajtur jashtë të majtën.

Madje, në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale, deputetët nga radhët e krahut të majtë kanë refuzuar të shtrëngojnë duart me një ligjvënës të ekstremit të djathtë, gjatë votimit për presidentin e ri të Asamblesë Kombëtare franceze.

Nga pamjet e transmetuara, shihet edhe deputeti francez i krahut të majtë Francois Piquemal i cili “fillon e luan” për të shmangur shtrëngimin e dorës me deputetin e sapoemëruar nga Fronti Kombëtar, Flavien Termet.

Sipas Macron, rizgjedhja e Braun-Pivet si kryetar i Asamblesë Kombëtare do të sigurojë “diversitet opinionesh dhe ndjeshmërish”.

“Të gjithë ata që ju njohin e dinë se do të siguroni respekt për diversitetin e opinioneve dhe shprehjen e një shumëllojshmërie ndjeshmërish. Përmbushja e një përgjegjësie republikane”, tha  Macron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori