LAJMI I FUNDIT:

Lufta kundër korrupsionit, në nivel të qërimit të hesapeve (Video)

Lufta kundër korrupsionit, në nivel të qërimit të hesapeve (Video)

Persekutimi, neglizhenca e stërzgjatja e lëndëve nga prokurorë e gjykatës e karakterizojnë deri tash luftën e ‘madhe’ kundër korrupsionit në vend.

Lëndë të tilla me dekada kanë qëndruar në sirtarë të institucioneve të ndjekjes, madje pa prodhuar as verdikte të shkallës së parë.

Betim Musliu, nga Instituti Kosovar për Drejtësi, thotë se arrestime spektakulare e aktakuza të ngritura ka pasur, por që kanë mbetur pa konkretizim në gjykatë për shumë arsye, shpeshherë subjektive, raporton KTV.


Aktakuza e ngritur të mërkurën ndaj një deputeti dhe disa ish-zyrtarëve të lartë të AKP-së, për Musliun deri tash do të duhej të ishte rast i përfunduar.

Musliu e sheh si të pamundur arritjen e rezultateve konkrete në pak muaj në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, por ajo që do të mund të bënin është ndarja e prioriteteve të rasteve me potencial për konfiskim të pasurisë, krijuar nga aktiviteti kriminal.

Si Musliu edhe Dren Doli, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, shprehen se mesazhet e vazhdueshme për frenimin e korrupsionit, ekzekutivi e legjislativi thjeshtë i kanë keqinterpretuar në favor të tyre.

Prokuroria Speciale e Kosovës, të martën, ngriti aktakuzë ndaj deputetit të LDK-së Naser Osmani, në cilësinë e nënkryetarit të Bordit Drejtues të AKP-së, ish-drejtorin e AKP-së, Shkëlzen Lluka, blerësin Agim Deshishku dhe zyrtarët tjerë Naim Avdiu, Merita Ymeraga, Bahri Shabani, Agron Kamberi dhe Ardian Kelmendi për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Legalizim të përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”, transmeton Koha.net.

Të akuzuarit dyshohen se kanë përfituar, duke votuar pro lirimit nga mbikëqyrja të ndërmarrjes FAN nga Podujeva, e privatizuar në vitin 2006 me spin-off special.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori