Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet qendrore të parakohshme në Kosovë, duke theksuar se sfida kryesore që do të duhet t’i bëjë ballë drejtuesi i kësaj force politike, Albin Kurti, është rivendosja e dialogut me Shqipërinë, si edhe normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve.
Duke bërë një induksion, Lubonja iu është referuar fitores dhe tkurrjes së elektoratit të partive të majta në Greqi e Itali, përkatësisht “Syriza”-s dhe lëvizjes antisistem “Cinque Stelle”, për të mbështetur arsyetimin e tij se mbase njësoj si to, edhe në qeverisjen e “Vetëvendosje”-s do të vërehet një hendek mes realitetit dhe premtimeve.
“Cipras dhe 5 yjet në Itali tregojnë dhe flasin për hendekun mes premtimeve, idealeve dhe realitetit por nëse iu referohemi konkretisht, Cipras u mund nga Europa sepse kishte një barrë të madhe (borxhin) të cilën Kosova nuk e ka si problem. Albini ka më të vështirë në këtë aspekt çështjen e bisedimeve me Serbinë, sa do jetë realist e koherent me ato që ka thënë më parë. Ai i mbetet koherent idesë që ka propaganduar për një Shqipëri të bashkuar gjë që nuk e thotë por e lë si projekt, flet për dy shtete por një komb. Është pak problematike në këtë aspekt se shteti komb është ndryshe nga një komb pa shtet. Gjithsesi mendoj se sfida më e madhe e tij është të ndërtojë shtetin e së drejtës, një shtet social, një shtet ku shqiptarët të besojnë tek ai. Nëse arrin këto, e ardhmja bashkimi nuk kanë shumë rëndësi”, tha Lubonja.
I pyetur rreth mundësisë së mospranimit të ndërkombëtarëve për formatimin e një qeverie të re në Kosovë nën udhëheqjen e Kurtit, Lubonja është shprehur skeptik duke shtuar se pikërisht kjo figurë politike i ka dhënë një shembull shqiptarëve të Shqipërisë për të vepruar të mëvetësishëm.
“Unë mendoj qe Albin Kurti ka pasur një meritë të rëndësishme, i ka dhënë edhe një shembull shqiptarëve të Shqipërisë se nuk mund të jemi kaq të varur nga komuniteti ndërkombëtar. Komuniteti ndërkombëtar vendos për fatet tona kur ia delegojmë ne, sepse nuk mund të t’i mbajmë ne ato përgjegjësi. Nuk besoj se është bashkësia ndërkombëtare që do diktonte se kush do jetë kryeministër i Kosovës.”- tha analisti.
Më tej, duke vendosur në një rrafsh krahasimor procesin zgjedhor në Kosovë dhe proceset zgjedhore në Shqipëri, Lubonja tha se dallimi nuk qëndron tek problemi i sistemit, por tek ndershmëria dhe vullneti i partive politike. Sipas tij, mosfunksionimi i sistemit zgjedhor ka të bëjë me faktin “se nuk respektojmë ligjin por kemi respekt më shumë për hilen”.
“Kjo nuk ka lidhje shumë me sistemin zgjedhor. Ne i kemi provuar sistemet zgjedhore dhe atë numërimin e menjëhershëm në Qendrat e Votimit dhe Qendrat e pajisura me kamera, edhe numërimin e pavarur nga partitë, edhe numërimin me përfaqësues të partive që kontrollojnë se nuk kanë besim tek njeri-tjetri. Ajo që ka bërë të mos funksionojë sistemi zgjedhor është fakti se nuk respektojmë ligjin por kemi respekt më shumë për hilen. Ka munguar vullneti, ndershmëria e klasës politike që kur vjen puna për zgjedhjet duhet të thotë që ‘aty nuk duhet të fusim duart’. Nuk është çështje kodi zgjedhor, pas 30 vitesh t’ia vësh të keqen Kodit Zgjedhor është të jesh jashtë realitetit. Tek ne mbetet respektimi i ligjit jo ligjet që kemi”, deklaroi Lubonja./lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës