LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeveria është duke i dhënë fund shpenzimeve joekonomike

LSDM: Qeveria është duke i dhënë fund shpenzimeve joekonomike

Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja i jep fund shpenzimit joekonomik dhe projektimeve joreale dhe është duke i zvogëluar borxhet, ndërsa paratë është duke i kthyer tek qytetarët, porositi LSDM-ja në reagimin me shkrim të kumtesës së sotme të OBRM-PDUKM-së në të cilën e akuzoi LSDM-në se është duke e detyruar vendin sa më shumë që mundet kur është në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mjetet e parapara prej detyrimeve në tregun vendor janë me qëllim që të sigurohet realizim në kohë dhe i plotë i Buxhetit me kushte më të volitshme, thuhet në reagimin e LSDM-së”, thonë nga LSDM.

Shtohet se detyrimi i fshehtë dhe joekonomik që e bëri OBRM-PDUKM për pasurim kriminel dhe luks në llogari të qytetarëve të varfëruar, rezultoi me borxh publik prej mbi 50 për qind të BPV-së dhe rreth 180.000 qytetarë të cilët jetojnë me vetëm 40 denarë në ditë.


“Shpenzimi i tillë joracional dhe i paarsyeshëm i parave të qytetarëve përfundoi. Qeveria e re e kryesuar nga LSDM përmes punës së përgjegjshme për vetëm dy muaj jo të plotë i ktheu 122 milionë euro për borxhe, ndërsa borxhin e përgjithshëm arriti ta zvogëlojë për rreth 55 milionë euro”, potencohet në reagimin e LSDM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori