LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Me politikat ekonomike të Qeverisë, papunësia është ulur nën 20%

LSDM: Me politikat ekonomike të Qeverisë, papunësia është ulur nën 20%

Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet, LSDM thuhet se “me politikat ekonomike të Qeverisë, papunësia është ulur nën 20%”.

“Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është shënuar ulje e papunësisë në 19.4% që është më e ulëta deri tash. Në të njëjtën kohë të dhënat treguan rritje të ekonomisë, BVP është rritur për 3.7%”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedonisë.

Sipas tyre të gjitha parametrat ekonomik tregojnë rritje dhe tendenca pozitive.


“Rritet numri i investimeve të huaja, janë hapur 26.600 vende të reja të punës, rriten pagat, po ulen shpenzimet, janë ulur dënimet, më shumë para mbarojnë te qytetarët”, thonë nga LSDM.

Në fund të njoftimit LSDM thotë se rezultatet pozitive ekonomike janë tregues të përkushtimit të Qeverisë e udhëhequr nga LSDM të siguroj jetesë më cilësore dhe standard më të lartë jetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori