LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Përgjimi ilegal ishte tipar i qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

LSDM: Përgjimi ilegal ishte tipar i qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se “përgjimi ilegal dhe drejtësia selektive ishin tipare të OBRM-PDUKM-së, por ajo kohë ka mbaruar, sot secili përgjigjet për veprimet e tij”.

“Sot të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara, nuk ka ndjekje ilegale të komunikimeve të qytetarëve, ndërsa institucionet kompetente veprojnë lirshëm dhe në shërbim të ligjeve”, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM duke shtuar se institucionet kompetente reaguan menjëherë në rastin e Kryetarit të Komunës së Demir Hisarit dhe se tashmë ka procedurë ligjore për këtë rast.


Ata shtojnë se koha e mos ndëshkueshmërisë dhe drejtësisë selektive mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë.

“Sot Maqedonia është shtet i së drejtës ku ligjet vlejnë për të gjithë barabartë. Secili i cili vepron në mënyrë jo ligjore përgjigjet për veprimet e tij pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, politike apo cila do tjetër përkatësie”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori