LAJMI I FUNDIT:

LSDM për 24 dhjetorin e 2012-s: Në OBRM-PDUKM-në e dhunshme asgjë nuk ka ndryshuar

LSDM për 24 dhjetorin e 2012-s: Në OBRM-PDUKM-në e dhunshme asgjë nuk ka ndryshuar

24 dhjetori është njëra nga datat më të errëta të demokracisë sonë, kanë kujtuar nga LSDM datën e vitit 2012 kur ndodhi sulmi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Thonë, se “regjimi i dhunshëm i OBRM-PDUKM-së”, kulmoi më 27 prill 2017, ku në kuvend u sulmuan gazetarë dhe deputetë.

“Para 9 vjetësh në këtë ditë, regjimi OBRM-PDUKM shkeli pluralizmin, e rrezikoi lirinë e shprehjes dhe i shkeli të drejtat dhe liritë demokratike. Më 24 dhjetor 2012, OBRM-PDUKM e udhëhequr nga Nikolla Gruevski fillimisht dhunshëm largoi gazetarët dhe kameramanët nga salla plenare e Kuvendi, kurse më pas në mënyrë të dhunshme, duke keqpërdorur sigurimin e Kuvendit dhe policinë, i përjashtoi nga salla edhe deputetët e LSDM-së.


24 dhjetor 2012 është figura e vërtetë e regjimit të dhunshëm të OBRM-PDUKM-së, që kulmoi me tentativë për vrasje të deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend më 27 prill 2017. Sot, nëntë vite më pas në OBRM-PDUKM asgjë nuk ka ndryshuar. Zoran Stavrevski, njeriu i cili më 24 dhjetor 2012 dha shkresën për largimin e deputetëve të opozitës, sot sërish është në strukturat udhëheqëse të partisë, kurse disa kryetarë komunash nga radhët e OBRM-PDUKM-së janë të dënuar për krim dhe dhunë”, qëndron mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori