LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM nuk di të funksionojë në kushte fer dhe rregullta

LSDM: OBRM-PDUKM nuk di të funksionojë në kushte fer dhe rregullta

Në deklaratën për shtyp, nga LSDM thonë se partia opozitare OBRM-PDUKM nuk mund të funksionojë në kushte fer dhe të rregullta, ku institucionet janë të përkushtuara për realizimin e zgjedhjeve fer dhe të lira.

“Është e qartë se OBRM-PDUKM nuk di dhe nuk mund të funksionojë në një proces fer dhe të rregullt zgjedhor, prandaj nuk mund të ndal shpërndarjen e lajmeve të rrejshme. Koha e keqpërdorimit të resurseve shtetërore, partizimi i institucioneve dhe shndërrimi i tyre në shërbime të partisë ka përfunduar me shkuarjen e Nikolla Gruevskit në opozitë”, thuhet në deklaratë.

Nga LSDM thonë se janë të kota akuzat e OBRM-PDUKM-së, institucionet do të mundësojnë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike në të cilat qytetarët do t’i japin fund pushtetit kriminal dhe të paaftë të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/