LAJMI I FUNDIT:

LSDM nesër vendos për fatin e qeverisë, rikonstruim ose kthim të mandatit

LSDM nesër vendos për fatin e qeverisë, rikonstruim ose kthim të mandatit

Nesër do të dihet fati i Qeverisë. Partia më e madhe në pushtet LSDM, në Ohër do të mbledh Këshillin Qendror ku do të diskutohet për vendimet që do të pasojnë pas njoftimit se data për negociata me BE-në mund të ndahet gjatë muajve të vjeshtës.

Sipas burimeve, tani më nga loja është përjashtuar opsioni i organizimit të zgjedhjeve të parakohshme. Kjo, për shkak se megjithatë, ndonëse jo në qershor, por brenda viti Maqedonia e Veriut do të merr datën për fillim të bisedimeve me BE-në.

Në kombinim vazhdojnë të mbeten disa opsione të tjera nga ata që ka paralajmëruar kreu i kësaj partie, e të cilat i përsëriti edhe pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.


Në mbledhjen e së dielës mund të vendoset për rikonstruim të Qeverisë, por edhe për kthim të mandatit të vetë kryeministrit dhe zgjedhje të një Qeverie krejtësisht të re.

Gjithashtu e hapur mbeten edhe mundësitë që Zaev të rikandidojë për mandate të ri, ose në vend të tij të nominoj një kandidat tjetër nga po e njëjta parti.

Gjithashtu gjatë ditëve në vazhdim mund të vendoset që përgjegjësi të kërkohet edhe vetëm për zvarritjen e procesit integrues si dhe nga disa funksionar të caktuar të cilët nuk kanë dhënë rezultate të pritura në punën e tyre.

Rikonstruimi i Qeverisë i cili tanimë është më se i sigurt nuk dihet vetëm nëse do të prekë një pjesë të ministrave apo të gjithë, si dhe nuk dihet nëse ndryshimet do të pasohen edhe nga partnerët e tjerë të koalicionit qeveritar./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori