LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski konfirmoi se është kundër anëtarësimit në BE

LSDM: Mickoski konfirmoi se është kundër anëtarësimit në BE

Pasi debati ekspres dy orësh në Komisionin Parlamentar për Punë Kushtetuese, nuk çoi në ndryshim të qëndrimeve, partitë kryesore vazhduan të akuzojnë njëra-tjetrën për ndryshimet kushtetuese.

Nga LSDM theksojnë se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski po bën gjithçka për të larguar Maqedoninë nga Bashkimi Evropian dhe se po punon për interesa të huaja. Socialdemokratët bënë akuza të tilla pasi Mickoski, ditë më parë komentoi miratimin e propozimit të qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën me 10 vota PËR dhe 7 KUNDËR. Ai tha shkurt: “Evropianët duhet ta shtyjnë agjendën evropiane, dhe ne do ta shtyjmë tonën, atë maqedonase”.

“Ata thonë se janë në rrugën evropiane, për të thënë menjëherë se kishin një agjendë të ndryshme nga agjenda evropiane, një agjendë që është një angazhim strategjik i shoqërisë maqedonase. Ndryshimet kushtetuese janë shansi i fundit për Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në, për të ndryshuar anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe për të provuar se ata janë me të vërtetë në favor të anëtarësimit të vendit në BE”, u shpreh Martin Kostovski – LSDM.


Reaguan edhe nga OBRM-PDUKM-ja. Partia opozitare përsëriti se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, dhe shtoi se votimi në Komision tregoi se qeveria nuk ka shumicë, domethënë nuk ka arritur të fitojë deputetë që do të votonin në favor.

“Po të ishin të paktën pak të arsyeshëm, ata nuk do të ishin kokëfortë me popullin dhe me opozitën, dhe konsensusin në Maqedoni, ata do ta kishin kërkuar atë përpara se të fillonin të bënin lëshime në kurriz të identitetit kombëtar. Tani e vetmja zgjidhje është të vihet propozimi në seancën plenare më shpejt, t’i jepet fund politikës së tyre të paarsyeshme dhe të dëmshme dhe pastaj të shkohet në zgjedhje”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nëse do të ketë ndryshime në qëndrimet do të dihet në 18 gusht, kur kryetari Talat Xhaferi caktoi një sesion plenar për të miratuar nevojën për të hapur Kushtetutën, që kërkon një shumicë prej dy të tretash./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori