LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski gënjen kur thotë se nevojiten 60 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme për të organizuar zgjedhje

LSDM: Mickoski gënjen kur thotë se nevojiten 60 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme për të organizuar zgjedhje

Nga partia në pushtet LSDM thonë se Hristijan Mickoski gënjen se nevojiten 60 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme për të organizuar zgjedhje.

“Edhe një herë, u konfirmua që OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk duan zgjedhje dhe synojnë t’i mbajnë peng qytetarët deri në momentin e fundit vetëm për të penguar shtetin në proceset evropiane, rimëkëmbjen ekonomike dhe çka ka të bëjë me krizën shëndetësore.

Gënjeshtra e fundit është se Komisioni i Venecias thuhet se ka këmbëngulur që shtetet nuk duhet të zhvillojnë zgjedhje përveç nëse kanë kaluar 60 ditë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.


Kjo gënjeshtër klasike është një përpjekje e rëndë e Mickoski për të shtyrë zgjedhjet në një kohë të pacaktuar. Për ta mbajtur vendin peng”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje thonë se raporti i Komisionit fillon me fjalinë “Nuk ka asnjë rregull zyrtar të së drejtës ndërkombëtare që do t’i ndalonte shtetet të zhvillojnë zgjedhje ose referendum edhe gjatë një gjendje të jashtëzakonshme”. Sidoqoftë, shtojnë nga atje OBRM-PDUKM qëllimisht e heq këtë pjesë nga komentet e saj mbi temën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

Shëndetësi
Kalo në kategori