LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski është pa kompas politik, në konfuzion të plotë

LSDM: Mickoski është pa kompas politik, në konfuzion të plotë

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “kryesia anti-perëndimore e udhëhequr nga Hristijan Mickoski secilën ditë tregon se është pa kompas politik, në konfuzion të plotë dhe nuk ka drejtim të qartë në veprimin politik”.

“Kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe lojtari anti-perëndimor i Gruevskit, duhet të përgjigjen për dokumentet nga Gazeta Zyrtare për atë se si kompanika ‘Energotek’ DOO Shkup, ku ka pjesë Mickoski, nga Qeveria e Gruevskit fitoi koncesione për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike në lumin Bregallnica dhe në lumin Kllepallska”, kumtojnë nga LSDM-ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja pyet nëse e ka ditur Mickoski se Qeveria e Gruevskit do të bëj thirrje dhe më pastaj ka formuar firmën.


“Mickoski duhet të përgjigjet në këto pyetje në vend që të përpiqet që përmes konferencave për shtyp të kontestojë vullnetin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se shumica e qytetarëve që dolën në referendum, në mënyrë të qartë thanë se janë për të ardhme në BE dhe NATO kurse shumica absolute e deputetëve e ndoqën vullnetin e tyre në Kuvend dhe e hapën procesin që çon në BE dhe NATO.

Stoilkovski: Kriminelët e amnistuar nuk janë dhe nuk mund të bëhen vlerë evropiane (Video)
Lexo po ashtu Stoilkovski: Kriminelët e amnistuar nuk janë dhe nuk mund të bëhen vlerë evropiane (Video)

“Kjo është edhe një arsye, që deputetët e mbetur të OBRM-PDUKM-së t’i braktisin politikat e shkatërruese të Gruevskit dhe lojtarit të tij Mickoski dhe të përfshihen ne proces në Kuvendin që siguron të ardhme në BE dhe NATO”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori