LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Janë zbuluar qëllimet e vërteta të OBRM-PDUKM-së

LSDM: Janë zbuluar qëllimet e vërteta të OBRM-PDUKM-së

Partia maqedonase në pushtet, sot përmes një komunikate thekson se LSDM-ja dhe qytetarët i janë përkushtuar ardhmërisë evropiane, ndërsa OBRM-PDUKM-ja mbrojtjes së krimit.

“OBRM-PDUKM-ja nuk mund të pajtohet me atë që qëllimet e tyre të vërteta janë zbuluar. OBRM-PDUKM-ja opozitare është e fokusuar vetëm në mbrojtjen e krimit që 11 vite e zbatonte kryesia e mëparshme e kësaj partie. OBRM-PDUKM-ja nuk mendon as në ardhmërinë e shtetit e as të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti më tej shtojnë se të vërtetën që e publikoi zëvendëskryeministrja dhe zëvendëskryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska është se 90 për qind e kohës në takimet e liderëve është shpenzuar në kërkesën e OBRM-PDUKM-së për amnisti.


“Interesi i vetëm i OBRM-PDUKM-së në takimet e liderëve nuk ka qenë ardhmëria e Maqedonisë, por fati i kriminelëve të cilët 11 tërboheshin, keqpërdornin, rrëmbenin gjithçka që mund të rrëmbejnë, ndërsa qytetarët i lanë të varfër, në shtet të izoluar dhe në borxh. Vetëm Mickoski dhe udhëheqësia e ngushtë partiake dëshirojnë të kthehen në të kaluarën e errët të krimit, dhunës, mosndëshkimit dhe izolimit. Amnisti për kriminelët nuk do të ketë, secili do të përgjigjet përputhje me ligjet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Kronika e Zezë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Kalo në kategori