LSDM: Drejtori i ASK-së nuk ka certifikatë për siguri dhe njohjen e gjuhës angleze

Partia maqedonase në opozitë LSDM, thotë se drejtori i emëruar i Agjencisë për Siguri Kombëtare Bojan Hristovski, ka konfirmuar se nuk posedon certifikatën përkatëse të sigurisë.
Nga LSDM thonë se Hristovski nuk ka certifikatë “sekret shtetëror” dhe kërkesë për një certifikatë të tillë e ka paraqitur vetëm pasi është emëruar drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare me direktivë partiake.
“ASK si shërbim sigurie ka shumë informacione të klasifikuara të nivelit më të lartë, ndaj të cilave drejtori aktual nuk ka të drejtë të ketë njohuri deri sa të marrë certifikatën. Kjo konfirmon të gjitha dyshimet nëse Hristovski i plotëson kushtet ligjore për të qenë në një pozitë kaq të lartë”.
“Mbetet e hapur pyetja nëse Hristovski ka certifikatë për njohjen e gjuhës angleze sepse ka dorëzuar vërtetim nga një shkollë në Plovdiv – Bullgari, dhe nuk ka fare qendër testimi TOEFL në Plovdiv. Po ashtu, është e hapur edhe pyetja nëse Hristovski ka 5 vjet përvojë në pozita udhëheqëse në përputhje me kërkesat ligjore?”.
“Biografisë së tij të publikuar i mungojnë datat e sakta për përvojën e tij menaxheriale në ASK në periudhën 2012-2017. OBRM-PDUKM partizon brutalisht institucionet dhe me emërimin e drejtorit të ASK-së çon në shkatërrimin e plotë të strukturave të sigurisë. LSDM kërkon tërheqjen e Hristovskit dhe emërimin e drejtorit të ri të ANB-së në përputhje me të gjitha rregulloret dhe normat ligjore”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë