LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Dështoi edhe një gënjeshtër e OBRM-PDUKM-së, FMN-ja ka besim në ekonominë e vendit

LSDM: Dështoi edhe një gënjeshtër e OBRM-PDUKM-së, FMN-ja ka besim në ekonominë e vendit

Sot ra në ujë një tjetër gënjeshtër dhe manipulim i rëndë i OBRM-PDUKM-së. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dha dritë të gjelbër për dhënien e 530 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes linjës paraprake të kreditimit brenda 24 muajve, njoftojnë nga LSDM.

“Kjo është një mirënjohje e madhe për politikat ekonomike që zbatohen në vend, sepse FMN-ja e cakton këtë instrument financiar vetëm për vendet me politika të shëndosha ekonomike.

Me këtë ra në ujë edhe një gënjeshtër e OBRM-PDUKM-së, të cilën partia e ka përhapur me muaj të tërë, se gjoja ekonomia e vendit nuk ka qenë stabile dhe se do të ketë vështirësi në gjetjen e aranzhimeve për kredi me kamata të favorshme”, thonë nga LSDM.


OBRM-PDUKM edhe në kohë krize punon në dëm të qytetarëve, me gënjeshtra dhe trillime tentoi të dëmtojë ekonominë dhe të dëmtojë rejtingun ndërkombëtar të shtetit. Përpjekjet e tilla destruktive dështuan, ekonomia e Maqedonisë njihet si stabile dhe likuide, ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare tregojnë një shkallë të lartë të besimit në politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja”, thuhet në njoftim./Telegrafi/