LAJMI I FUNDIT:

Lou Reed do të këndojë në koncertin e parë për qen

Lou Reed do të këndojë në koncertin e parë për qen

Muzikantja avangarde amerikane, Laurie Anderson dhe bashkëshorti i saj, rockeri legjendar Lou Reed gjatë vikendit do të performojnë në shkallët e Operës së Sydney ku do të organizojnë koncertin e parë për qen.

Ky koncert muzikor nuk do të jetë i gjatë, zgjatë vetëm 20 minuta, pasi supozohet se qentë nuk kanë mundësi të koncentrohen më gjatë.

Edhe pse një pjesë e koncertit mund të dëgjohet edhe nga pronarët e qenve, pjesa më e madhe e muzikës megjithatë do të ekzekutohet në frekuenca të larta të cilën mund ta dëgjojnë vetëm qentë. Dresuesi profesional i qenve do të jetë afër skenës për të parandaluar rrëmujën në publik, pjesëmarrja e të cilëve megjithatë nuk do të lejohet pa zinxhirë.

Opera e Sydneyt e ka paralajmëruar këtë ngjarje si “të detyrueshme për çdo qen dhe mikun e tij me dy këmbë”. /Telegrafi/