LAJMI I FUNDIT:

Lot gjatë fjalimit, Adem Demaçi emocionohet duke folur për librin e ri të Ukshin Hotit (Foto)

Lot gjatë fjalimit, Adem Demaçi emocionohet duke folur për librin e ri të Ukshin Hotit (Foto)

Të hënën në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, është promovuar vepra e pa publikuar më parë, “Çështja Kombëtare Shqiptare – komponenti religjioz”.

Në ora 12 filloi promovimi i librit më të ri të Ukshin Hotit, në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të letërsisë dhe figura të ndritura kombëtare.

Tematika që trajton Ukshin Hoti mbi religjionin bazohen në dorëshkrime të tij të pabotuara në vitin 1997 në burg gjatë vuajtjes së burgut politik.


Për veprën e tij folën Hidajet Hyseni, bashkëpuntori i afërt i Ukshin Hotit, Bislim Elshani, Hajdin Abazi dhe Adem Demaçi.

Adem Demaçi duke lartësuar veprën e Ukshin Hotit madje emocionohet gjatë fjalimit, i dalin edhe lotë duke thënë: “Motër, Ukshin Hoti nuk ju munogn vetëm juve, Ukshin hoti i mungon gjithë kombit shqiptar”.

Në emër të familjes fjalën e mori i biri i Ukshin Hotit, Andini, i cili falënderoi të pranishmit si dhe donatorin KREK, duke u zotuar që në të ardhmen do të ribotohen të gjitha veprat e Ukshin Hotit, si dhe theksoi se vepra “Çështja Kombëtare Shqiptare – komponenti religjioz” do të shpërndahet falas. /Rahoveci24/