LAJMI I FUNDIT:

Llasovska: LSDM-ja me procedurë të shkurtë dhe joligjore ka shkarkuar 18 drejtorë

Llasovska: LSDM-ja me procedurë të shkurtë dhe joligjore ka shkarkuar 18 drejtorë

“LSDM-ja me qëllim që t’i partizojë institucionet shkel mbi ligjet, por më e keqja është se rrezikon sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes sociale në shtet”, deklaroi në konferencë për shtyp, Bllagica Llasovska nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e LSD, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, me procedurë të shkurtë dhe joligjore kanë shkarkuar 18 drejtorë në qendrat ndërkomunale për punë sociale dhe me këtë rëndojnë funksionimin e këtyre institucioneve të cilat për çdo ditë zgjedhin problemet e thuajse 2 milionë qytetarëve”, tha Llasovska.

Ajo shtoi se arsyeja e vetme për shkarkimin e këtyre drejtorëve, të cilët i quajti profesional në fushën e tyre, është urrejtja ndaj OBRM-PDUKM-së.


Llasovska gjithashtu potencoi se shkarkohen drejtorë dhe persona që janë të punësuar në periudhën e kaluar dhe se ndaj të punësuarve po bëhen presione dhe kërcënime të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Kalo në kategori