Liverpool – Man City: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për super derbin anglez

Liverpool dhe Machester City do të përballen në super derbin anglez në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën Premier.
Dy klubet që kanë krijuar një rivalitet shumë të mirë kohëve të fundit, do të kërkojnë fitoren, vendasit për të mbetur në garë për pjesën e lartë të tabelës, derisa City për pozitën e parë.
Vendi: Anfield
Koha: 17:30
Lajme rreth ekipeve
Liverpool
Liverpool do të jetë i hendikepuar në këtë sfidë me mungesë të disa futbollistëve.
Naby Keita, Trent Alexander-Arnold, Joel Matip, Luis Diaz, Arthur apo Alex Oxlade-Chamberlain kanë humbur këtë sfidë.
Në anën tjetër në dyshim vazhdojnë të jenë lojtarët si Curtis Jones që u rikthye në stërvitje javën e kaluar dhe Ibrahima Konate që mungoi në stërvitjen e së premtes shkaku i lëndimit.
Manchester City
Mesfushori Kalvin Phillips dhe mbrojtësi Kyle Walker do të jenë jashtë fushave për këtë derbi.
Ndërkohë John Stones është rikthyer nga lëndimi, por është shumë shpejtë që ai të aktivizohet ndaj Liverpoolit.
Fakte
Liverpooli është i pamposhtur në 27 ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës Premier në Anfield.
Ka pasur mbi tre gola të shënuara në 15 nga 17 ndeshjet e fundit të Manchester Cityt në Ligën Premier.
Liverpooli ka shënuar të paktën dy gola në 17 nga 21 ndeshjet e fundit në Anfield.
Manchester City është i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit si mysafirë.
Liverpooli është i pamposhtur në 23 nga 24 ndeshjet e fundit në Anfield kundër Manchester Cityt në të gjitha garat.
Analizë
Fillimi i vështirë i sezonit të Liverpoolit në Ligën Premier vazhdoi fundjavën e kaluar, kur lideri aktual Arsenali i mundi ata me rezultat 3-2. Humbja nga Arsenali do të thotë se The Reds tanimë nuk kanë marrë fitore në kampionat që nga fundi i muajit gusht.
Megjithatë, skuadra e Jurgen Klopp në sfidën ndaj Manchester Cityt vije pas fitores 7-1 në Ligën e Kampionëve kundër Rangers në Ibrox Stadium.
Manchester City siguroi një vend në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, pas barazimit të tyre me Kopenhagen si dhe Borussia Dortmund dhe Sevilla duke luajtur një barazim 1-1, dhe vazhdoi serinë e tyre të pamposhtur në Ligën Premier në fundjavë me një fitore 4-0 ndaj Southampton.
City është e vetmja skuadër në Angli që nuk ka pësuar humbje këtë edicion, pasi në nëntë ndeshje ka shtatë fitore e dy barazime.
Duelet mes Liverpool dhe Manchester City kanë qenë thuajse vendimtare për titull viteve të fundit, por në këtë fazë të sezonit gjërat po duken ndryshe, pasi Liverpool për momentin ndodhet në mesin e tabelës dhe largu kreut.
Dy duelet e fundit mes City dhe Liverpool janë fituar nga The Reds në Kupën FA dhe Kupën e Ligës, por djelmoshat e Jurgen Klopp në Ligën Premier nuk dinë për fitore ndaj Cityt që nga viti 2019.
City shihet si favorit për fitore ndeshjen e sotme, duke marrë parasysh edhe krizën e rezultateve që po kalon Liverpooli.
Formacionet e mundshme
Liverpool: Alisson, Gomez, Konate, Van Dijk, Robertson, Thiago, Fabinho, Salah, Jota, Nunez, Firmino.
Man City: Ederson, Cancelo, Akanji, Laporte, Ake, Rodri, Gundogan, Foden, De Bruyne, Bernardo Silva, Haaland.
Parashikimi: Liverpool 1-3 Man City
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bayern Munich nënshtron Eintracht Frankfurtin dhe marshon drejt titullit

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë