LAJMI I FUNDIT:

Liverpool – Arsenal: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i derbit të javës në Ligën Premier

Liverpool – Arsenal: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i derbit të javës në Ligën Premier

Dy klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe Arsenali do të ndeshen mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të Topçinjve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 17:30.

Vendi: Anfield


Koha: 17:30

Liverpool

Calvin Ramsey, Naby Keita dhe Stefan Bajcetic mbeten jashtë fushës për shkak të lëndimeve.

Luis Diaz është afër rikthimit, por kjo ndeshje ka të ngjarë të vijë shumë shpejt për të.

Virgil van Dijk humbi barazimin me Chelsean të martën për shkak të sëmundjes, megjithëse pritet të jetë mirë për të filluar këtë lojë.

Thiago Alcantara është rikthyer në stërvitjet ekipore, por nuk ishte i përfshirë në mesjavë, kështu që do të duhet të vlerësohet para kësaj ndeshje.

Arsenal

Takehiro Tomiyasu dhe Mohamed Elneny mbeten jashtë fushës për shkak të lëndimeve.

Eddie Nketiah vazhdon të jetë i përjashtuar, por mund të rikthehet së shpejti.

William Saliba duket se do të mungojë sërish për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Fakte

Arsenali ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Arsenali ka shënuar të paktën tri gola në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Ka pasur mbi tri gola të shënuar në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit në Ligën Premier.

Analiza

Liverpool është pa fitore në tre ndeshjet e fundit në Ligën Premier pasi barazoi 0-0 me Chelsean të martën në Stamford Bridge. Megjithatë, në shtëpi, ata kanë marrë 30 nga 39 pikë të mundshme në kampionat, duke humbur vetëm një herë.

Arsenali e zgjati serinë e fitoreve në ligë, me një fitore 4-1 ndaj Leeds, në shtatë ndeshje, për të ruajtur epërsinë e tetë pikëve në krye të tabelës. Larg shtëpisë në këtë sezon ata kanë rekordin më të mirë, pasi kanë fituar 11 nga 14 ndeshjet e tyre, gjithashtu duke shënuar më së shumti (28) dhe duke pësuar më pak (9).

Pavarësisht rekordit të tyre të shkëlqyer si mysafir këtë sezon, Topçinjtë nuk kanë fituar në Anfield që nga viti 2012 dhe me skuadrën e Jurgen Kloppit që ecën aq mirë në shtëpi këtë sezon, kjo ndeshje mund të përfundojë në barazim.

Formacionet e mundshme

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Milner, Fabinho, Henderson; Salah, Gakpo, Jota

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; Ben White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Jesus, Martinelli

Parashikimi: Liverpool 2-2 Arsenal

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori