LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe konfirmon pjesëmarrjen në seancën e së enjtes

Lista Serbe konfirmon pjesëmarrjen në seancën e së enjtes

Lista serbe tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive, të thirrur për të enjten. Zëdhënësi i saj, Igor Simiç, i ka thënë Radio Kosovës se Lista Serbe nuk dëshiron të jetë frenim i proceseve në konsolidimin e institucioneve, por ka theksuar se ende nuk kanë qëndrim rreth votimit të qeverisë apo krijimit të koalicioneve me partitë që formojnë qeverinë.

Thirrjes për vazhdimin e seancës konstituive për të enjten, nga kryesuesi i saj, Adem Mikullovci, i është përgjigjur pozitivisht Lista Serbe. Deputeti, njëherësh edhe zëdhënës i saj, Igor Simiç, ka konfirmuar për Radio Kosovën pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës. Ai ka thënë se deputetët serbë do të jenë në kuvend nëse krijohen kushte për vazhdimin e konstituimit.

I pyetur se a do ta votojë Lista Serbe kandidatin për kryetar të Kuvendit, Simiç ka theksuar se deputetët serbë do ta votojnë cilindo kandidat për kryeparlamentar që propozohet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.


“Deputetët serbë do të jenë të pranishëm në kuvend. Qëndrimi ynë është i qartë, ne nuk dëshirojmë të jemi fre në formimin e institucioneve, sepse dëshirojmë që sa me shpejt të fillojë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohet qytetarët. Ajo që mund të them është se, ne nuk mundemi të zgjedhim se kush do t`i përfaqësojë shqiptarët dhe këtë nuk dëshirojmë ta bëjmë.

Por, gjithashtu ne po japim hapësirë që partitë shqiptare të merren vesh dhe ta propozojnë kandidatin për kryetare të kuvendit. Lista Serbe do ta votojë cilindo kandidat të PAN-it, meqenëse vetëm ky koalicion ka të drejtë kandidimi të kryetarit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

E për sa i përket votimit të qeverisë, apo hyrjes në koalicion qeverisës, Lista Serbe përmes një deklarate ka bërë të ditur se ende nuk kanë marrë vendim për votim, pro ose kundër, të cilitdo kandidat që mandatohet për formimin e qeverisë.

Gjithashtu kanë thënë se tani për tani, nuk kanë asnjë qëndrim edhe për hyrje në koalicion qeverisës me asnjë nga subjektet politike shqiptare.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Lajme

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Kalo në kategori