Prijësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani, në një konferencë për media ka thënë se vazhdojnë të presin rezultatet e KQZ-së, teksa premtuan se do të vazhdojnë të jenë prezentë në skenën politike.
“Jemi falënderues për çdo votë që është vënë për Koalicionin për Familjen. Ky koalicion ka më shumë se dy muaj prej fillimit të tij dhe do të vazhdojë të jetë prezentë në skenën politike. Do të vazhdojmë të presim rezultatet e KQZ-së, mirëpo çfarëdo që të jetë rezultati ai është rezultat i punës sonë dhe që populli na ka vlerësuar për aq sa kemi punuar”, ka thënë ai.
Rrahmani tutje ka shtuar se kauza për familjen do të vazhdojë, teksa do të ketë angazhim të plotë.