Vitin e Ri brenda katër mureve e kanë pritur shumë të burgosur në qendrat e korrektimit në Kosovë.
Por, ka pasur edhe të tillë që ndërrimin e motmoteve e kanë pritur në gjirin familjar pasi janë liruar me kusht.
Një rast i tillë është edhe me të riun prizrenas me inicialet A.Sh., i cili për tri vjet Vitin e Ri e kishte pritur prapa grilave, shkaku i vjedhjeve.
Megjithatë, në saje të sjelljes për t’u marrë shembull, ai është liruar nga burgu i Dubravës me kusht që mos të bëjë vepra të dënuara me ligj.
Ai në një intervistë për Telegrafin tregon se si është të presësh ndërrimin e viteve brenda qendrave të burgimit në vendin tonë.
“Pritja e vitit të Ri në burg nuk është aspak e këndshme. Pritet prapa grilave në qeli me të burgosurit e tjerë të dhomës. Në ora 20:00 të mbrëmjes ndalen dritat dhe ndërrimin e viteve e kalojmë në terr. Nuk ka ndonjë organizim prej shërbimeve korrektuese”, ka thënë fillimisht ai.
A.Sh. më tutje thotë se nuk do t’ia dëshironte askujt që ndërrimin e viteve ta kalonte brenda katër mureve.
“Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj kur e mendon se të gjithë festojnë gjersa ne duhet të festojmë prapa hekurave. Nuk do të dëshiroja ta shihja askënd të festoj larg familjes dhe miqve. Nuk ka më keq se të festosh i privuar prej lirisë”, ka pohuar ai.
Megjithatë, i liruari me kusht tregon se ndihet i kënaqur dhe falënderues që sërish ka festuar Vitin e Ri mes të dashurve.
“Normalisht se është ndjenjë e mirë kur pranë teje qëndrojnë familjarët dhe miqtë. Është një dallim i madh të festosh në terr e brenda katër mureve si dhe asaj që çdokush është i gëzuar dhe i lumtur që po e presin një vit më të mirë”, tha A.Sh.
Për fund, prizrenasi ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që mendojnë të bëjnë ndonjë krim.
“Mendoni mirë para se të bëni ndonjë krim. Ju presin ditë të gjata dhe të vetmuara në burg. Të burgosurit e kanë një thënie, ‘Edhe Zoti të harron’. Pra, më mirë një njeri në liri dhe jetë dinjitoze, se sa i burgosur dhe i njollosur për tërë jetën”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?