LAJMI I FUNDIT:

Liria duhet të ketë roje

J. F.Kenedi: “Jeta në liri nuk është e lehtë, ndërsa demokracia nuk është asnjëherë e plotë”!

Sa liri i duhet njeriut për të qenë fatlum? Në plan të parë dukeshin krejt normal. Pastaj filluan të veprojnë si djalli. Shumë herë është dëgjuar t’i krahasojnë ata njerëz me komunistë, por ketë e demanton ish presidenti çek Vacllav Havel, i cili thotë se, antikomunistët janë armiq më të mëdhenj të demokracisë se komunistët. Ky shënim nuk do të ishte bërë asnjëherë , por ngjarja në përvjetorin e 41 të Universitetit të Prishtinës ishte aq poshtëruese e aq e pashembullt sa ndikoi tek shumë njerëz që të mendojnë se deri ku mund të shkojë e ashtuquajtura liri e veprimit të cilitdo qytetar. Aty ishin prezent mësuesit tanë të deridjeshëm, prej më të vjetrit deri të me i riu. Aty ishte prezent një botë e tërë të nderuarish tanë, miq vendor e ndërkombëtar. Asnjë arsyetim nuk e mbulon veprimin poshtërues që u bë auditorit të Kosovës, por edhe mbarëshqiptar, i cili po ndiqte drejtpërdrejt atë shënim.


Çka po thonë të tjerët për veprimet tona?

Pak kush e ka ndier vetën të lumtur atë ditë, përpos injorantëve. Përpjekja për të poshtëruar rektorin doli veprim i dënueshëm për të gjithë ata që po ndiqnin atë shënim rasti. Atë dite është poshtëruar liria e shprehjes, e mendimit dhe veprimit. Ai veprim atë dite ishte me i keq se çdo atentat. Atë ditë është njollosur vetë fjala liri. Dikush mendon se duke poshtëruar dikë mund të ngritët vetë. Mashtrohet secili që mendon se me forma të tilla veprimi mund t”i sjellë dobi atdheut. Shumë kush atë dite humbi konceptin për lirinë. Për ngjarjen e asaj dite është dashur shfletuar edhe enciklopedinë botërore ë se çka thonë mendjet me të ndritura të njerëzimit për vetë fjalën liri. Do të duhej lexuar më pare se çka thotë Ciceroni apo Abraham Linkolni për fjalën liri. Vetëm mendjendriturit dhe, jo alfabetet e shekullit të ri, do të mund ta qojnë përpara lirinë dhe mirëqenien e atdheut dhe të popullit të tyre.

Atë ditë, pak kush i ka duartrokitur atij akti. “Me i keq është shtiesi se dorasi”, thotë një mendim i urtë i popullit. Dënimin e meritojnë ata që komanduan djajtë e atij akti të shëmtuar. Liria nuk mund të matet me ndonjë masë parash (lekesh) apo materiale. Lira nuk mund të matët as me sharje, fyerje e fjalë të ndyra, të cilat, shumë alfabet që shkruajnë,vetë nuk i kuptojnë fare. Liria nuk është garë poshtëruese ndaj tjetrit. Është vështirë të dallohet një nga shumë mendime të arta të njerëzimit për të bërë një shkrim dhe për të interpretuar fjalën liri. Janë elaboruar shënime e thënie nga më të ndryshmet për të përcaktuar një definicion të përafërt për fjalën liri. I vështirë ishte edhe rreshtimi i mendimeve për fjalën liri. Kështu iu dha vend më shumë mendimeve, nisur nga historia e shkruar e njerëzimit.

Këtyre mendimeve iu prinë një ndër ish presidentet me të spikatur të SHBA-së, A. Linkolni, i cili thotë; “Bota nuk e ka pas asnjëherë një definicion për fjalën liri”.
Vlen të citohet, jo një fjali e Albert Camy, por interpretimi i fjalës liri nga ai, i cili këtë e definon kështu; “Njeriu është i lirë përherë në llogari të tjetrit” dhe shton: Kryengritja asnjëherë nuk është kërkesë për liri të gjithanshme. Liria absolute është e mundshme vetëm jashtë kornizave mendore. Vetëm në marri çdo gjë është e mundshme.
Charles Caleb Colton thekson se liria nuk mund të zbresë tek njerëzit, ata duhet të ngritën tek ajo.Ai më tutje shton; “Liria është uratë te cilën me parë duhet merituar e pastaj duhet përjetuar”.
Ciceroni: Vetëm i urti është i lirë! Pas kësaj fjalie, Mark Tulie Ciceroni kishte shtuar se:
Te gjithë respektojmë ligjin për të qenë të lirë.

Janë zgjedhur në enciklopedi edhe mendimet e shume dijetareve si:
Francis Baconi: “Është e çuditshme dëshira: të kërkosh pushtet dhe të humbasësh lirinë, të kërkosh pushtet mbi të tjerët e ta humbësesh atë mbi vetveten”.
Schileri; “Ëndrrat më të bukura për liri mund të ëndërrohen vetëm në qeli”.
Goethe: “Jeni të lirë vetëm nëse keni mendje të pastër”!
Kahlil Gibran:”Ata më thonë mua: Nëse sheh robin duke fjetur mos e zgjo, ndoshta ëndërron për liri! Unë ua kthej, thotë ai: “Nëse e shihni robin duke fjetur, zgjojeni dhe shpjegojani fjalën liri!
Nuk mund të kapërcehet pa u përmendur edhe mendimi i Woodrov Vilsonit, i cili historinë e fjalës liri e krahason me historinë e rezistencës.

Hegeli: “Liria është e drejtë e natyrshme, ndërsa rregullimi i mëtejshëm i saj është barazia para ligjit”.

Nëse në enciklopedi lexon fjalën rob do të bindet secili se brenda fjalës apo mendimeve të ndryshme për lirinë fshihet fjala rob. Askush nuk e definoi asnjëherë se ku fillon dhe ku mbaron fjala liri. Liria personale përafërsisht është ajo liri e cila asgjëson edhe vetë kuptimin e fjalës liri. Mendimi i Gandhit ndoshta do të mund të shërbente për ta mbyllur këtë shënim. “Liria nuk vlen nëse nuk nënkupton edhe lirinë për të gabuar”.