LAJMI I FUNDIT:

Lipjani të merkurën pa ujë

Lipjani të merkurën pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Lipjanit ,të mërkurën , më 26 gusht do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë qytet dhe zonat përreth.

Sipas një njoftimi nga kjo kompani, konsumatorët e Komunës së Lipjanit këtë ndërprerje uji do e kenë nga ora 09:00-18:00.

“Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së paku njëherë brenda vitit.Pastrimi i rezervuarëve çdoherë shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/