LAJMI I FUNDIT:

Lindi vajza dhjetëvjeçare

Lindi vajza dhjetëvjeçare

Një zyrtar nga rajoni spanjoll i Andaluzisë, Micael Navarro, deklaroi të martën se në qytetin Jerez de la Frontera në jug të Spanjës një vajzë dhjetëvjeçare është bërë nënë.

Sipas tij, autoritetet momentalisht janë duke u konsultuar nëse duhet të lejojnë nënën dhe prindërit e saj të kujdesen për fëmijën.

Navaro i tha gazetarëve se babai i fëmijës së porsalindur po ashtu është i moshës minore. Mediat spanjolle njoftuan se nëna e fëmijës është me prejardhje rumune. Një motër medicinale e cila është kujdesur për fëmijën i tha gazetës spanjolle “Diario de Jerez” se nëna 10 vjeçe i ka thënë asaj se kjo është një gjë e zakonshme në shtetin prej nga vjen. /Telegrafi/