LAJMI I FUNDIT:

Lindi më 11.1.’11 në 11:11 minuta

Lindi më 11.1.’11 në 11:11 minuta

Vajza Flori Mensah nga Minnesota nuk do ta ketë të vështirë ta mbajë mend ditëlindjen e saj, por as kohën kur lindi, pasi kjo ndodhi të martën, më 11.1.2011 në orën 11:11 minuta.

Nëna e saj Amy Zeller dhe babai Codjo Mensah nga Eagani deklaruan për televizionin amerikan se po kontrollonin orën kur lindi vajza dhe kuptoi se kjo ndodhi mu në momentin e duhur.

Foshnja lindi në spitalin United Hospital në St. Paul, ndërsa ajo dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/