LAJMI I FUNDIT:

Limuzina më luksoze është klubi i natës lëvizës

Limuzina më luksoze është klubi i natës lëvizës

Midnight Rider është limuzina më e madhe dhe më luksoze në botë. Është e gjatë 21.3 metra, e lartë katër metra, ka 22 rrota, peshon 22.7 tonelata dhe mund të zë deri në 40 udhëtarë. Të gjitha këto mjaftojnë për t’u regjistruar në librin e rekordeve Guinness.

Edhe pse shikuar nga jashtë duket si një kamion gjigand dhe luksoz, Midnight Rider zyrtarisht është i regjistruar si limuzinë. Ata që kanë pasur rastin ose paratë e mjaftueshme për tu futur brenda thonë se është i rregulluar për mrekulli.

Në limuzinë gjenden tri sallone, një bar i madh, banjo moderne, ‘surround sistem’, pesë televizorë, ndërsa të gjitha hapësirat janë me klimë.

“Është një limuzinë e jashtëzakonshme. Pak a shumë është si një klub nate lëvizës”, tha pronarja Pamela Bartholomew Machado, shkruan “Daily Mail”. Ndërtimi i Midnight Rider, projektit të ëndrrave të çiftit amerikan filloi më 1997, ndërsa prej vitit 2004 çifti e merr këtë limuzinë me qira për 780 dollarë për orë. /Telegrafi/