Limaj premton mbështetje për qendrat e aftësimit profesional dhe shkollat profesionale

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj dhe ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kanë vizituar sot Qendrën e Aftësimit Profesional në Prizren, ku kanë premtuar mbështetje dhe investime më të madhe për këto Qendra që sipas tyre po aftësojnë të rinjtë e vendit për tregun e punës.
Zëvendëskryeministri Limaj, i cili është edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, tha se qendrat e tilla po mundësojnë që njerëzit të marrin zanate të ndryshme dhe të gjejnë më pastaj punë.
Ai tha se Qendrat e Aftësimit Profesional dhe shkollat profesionale do të mbështetën edhe më shumë, pasi sipas tij kjo është e vetmja rrugë dhe mundësi për të pasur një fuqi punëtore kualitative.
“Qendra ku njerëzit kanë mundësi me marrë zanat siç u tha pa asnjë shpenzim dhe ftesa ime është për të gjithë djemtë, vajzat, burra e gra që e shohin vetën se nuk e kanë një zanat përkatës në jetën e tyre, le t’i drejtohen këtyre qendrave e të mos humbin kohë, le të marrin një zanat. Mbi 2-mijë e sa njerëz, e pjesa dërrmuese e tyre kanë gjetur punë, tregon më së miri se sa janë të rëndësishme këto qendra dhe sa ka nevojë për treg për fuqi punëtore që ushtrojnë profesionalizëm…Ne do të vazhdojmë fuqishëm në politikat tona të fuqizimit të këtyre qendrave, kjo është politika jonë. Kjo politikë që e ka shtyer ministri vazhdimisht e do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Qendrat e Aftësimit Profesional dhe shkollat profesionale do të jenë temat tona kryesore të investimet e të fuqizimit, sepse besojmë se kjo është e vetmja rrugë dhe mundësi për të pasur një fuqi punëtore kualitative, të gatshëm për treg un e punës e cila do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik”, tha Limaj.
Kurse, ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, tha se rreth 80 përqind e atyre që ndjekin trajnimet gjejnë një vend pune.
“Nga janari i vitit 2018 e deri më sot në 17 profilet që i ka ky institucion për aftësim dhe riaftësim profesional të punëkërkuesve kanë kaluar mbi 2 mijë e 600 punëkërkues. Kemi dëshmitarë nga trajnerët, nga ekipi që punon këtu se diku rreth 80 përqind e tyre pa mbaruar trajnimin prej 90 dite arrijnë të gjejnë një punë në fushën ku ata i marrin trajnimet bazike”, tha ai.
Reçica u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë pa punë që të vizitojnë këtë Qendër dhe të marrin trajnime pasi që gjithçka është falas.
Kurse, drejtori i Qendrës së Aftësimit Profesional në Prizren, Hajrullah Hoxha tha se gjithmonë kanë pasur bashkëpunim të mirë me ministrin Reçica dhe se i ka mbështetur në vazhdimësi.
“Kjo nuk është hera e parë që ministri na viziton, është hera e katërt që na viziton për çdo vit dhe jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin dhe interesin që ministri ka treguar. Në veçanti tani edhe zv.kryeministri e falënderojmë që sot ka gjetur kohë me na vizitua”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës